Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se ka njoftuar që në orën 5 pa 5 drejtorin e policisë së Durrësit se në Hotel Mira Mare mund të kishte viktima.

E ftuar në emisionin ‘Open’, Kryemadhi tha se nuk e di nëse kanë vajtur kur ajo sinjalizoi.

“Unë kam çuar mesazh në 5 të mëngjesit për Mira Maren, sepse kishte ulërima. Thonin banorët dhe dolën të gjithë të vdekur nga ai hotel. Që në 5 pa 5 kam njoftuar. Nuk e di a kanë vajtur, por unë kam njoftuar në këtë orë kryetarin e grupit të shoqërimit të z. Meta dhe i kam kërkuar të më njoftojë nëse do të njoftonte drejtorin e Policisë së Durrësit. U lidha me drejtorin e Policisë së Durrësit në orën 5 e 1 minutë të mëngjesit, më 26 nëntor”, tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb