Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është bashkuar reagimeve që ka ndodhur në Turqi. Hoti ka pohuar se qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

“Me shqetësim po i marr lajmet për pasojat në njerëz nga tërmeti në Izmir, Turqi. Qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm. Lutemi për popullin turk”, thuhet në njoftim.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë. Deri tani raportohet se katër persona kanë humbur jetën dhe 152 të tjerë janë lënduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb