5 pikë në 6 ndeshje, vendi i tretë në Ligën e Kombeve, janë shifra që nuk i shkojnë për shtat një përfaqësuese si Franca, kampione bote në fuqi. Didier Deschamps u përpoq të zbuste situatën teksa theksoi se Liga e Kombeve jo vetëm që nuk është prioritet, por në këto kushte më shumë është një shqetësim.

Në fakt, fill pasi u shpallën kampion botë, jo gjithçka ka shkuar mirë për Francën, eliminimi nga Zvicra në Evropian, por dhe ky rrugëtim në Ligën e Kombeve nuk ngrohin ambientin. Në situata të tilla, presioni sa vjen e shtohet mbi trajnerin Didier Deschamps.

E përditshmja franceze ka hapur faqen e parë me titullin: “Terren i rrëshqitshëm”, titull shoqëruar me foton e Deschamps.

Lequipe
Lequipe

L’Equipe shton se presioni do të rritet akoma me shumë mbi trajnerin që duhet të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katar. Në këtë periudhë, Deschamps dhe stafi i tij duhet të bëjnë llogaritë me tekat e Mbappes dhe me dëmtimet e shumta. Si hije pas Deschamps vijon të qëndrojë edhe Zinedine Zidane, me ish trajnerin e Real Madrid që pret nga momenti në moment t’i marrë vendin në krye të Francës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: