KAVAJË- Policia ka parandaluar një krim të rëndë në familje, duke arrestuar një 69-vjeçar i cili ka dhunuar dhe më pas kërcënuar me armë bashkëshorten dhe familjarët.
Sipas policisë, është vënë në pranga shtetasi Xhevdet Peza banues në fshatin Shardusht, Njësia Administrative Lekaj.

69-vjeçari, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip mini beret të cilën e mbante pa leje.

Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një pistoletë tip mini beret me 5 fishek (pa leje)
• një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: