Beteja e Rusisë në Ukrainë është e humbur, tha kancelari gjerman Olaf Scholz , duke theksuar se tani është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të fitojë në fushën e betejës”.

“Për këtë, apeli im për Putinin mbetet: Ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni të gjitha trupat tuaja nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me qeverinë ukrainase”, tha kancelari të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades .

Olaf Solz dënoi gjithashtu sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë si “terrorizëm kundër popullatës civile”.

Fakti që Rusia ka “hedhur bombat e saj kundër infrastrukturës civile për javë të tëra është jo vetëm e patolerueshme, por edhe një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare që tregon edhe një herë sa i pamëshirshëm është Vladimir Putin në luftë”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb