Ministri i Jashtëm i Italisë është shprehur se Italia nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit por ndodhet në vijën e frontit. Ai tha se në dhjetor do të lancohet ‘platforma’ për luftën kundër terrorizmit në Afrikë bashkë me SHBA-të.

“Italia nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit. Ne po japim gjithçka në këtë front, dhe këtë e dëshmon takimi i koalicionit anti-Daesh, që organizuam për herë të parë në Itali, në Qershor dhe të cilin e bashkëkryesova me kolegun tim amerikan Tony Blinken. Në dhjetor do të hapim ‘platformën’ për luftën kundër terrorizmit ”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb