SHKODËR

Policia e Shkodrës i është vënë pas autorit të të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në këtë qytet, të shtëna që terrorizuan banorët e zonës.

Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e kaluar në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Nelson Mema, duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Nelson Mema. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

Sipas burimeve, Mema ka qëlluar në drejtim të një pronari lokali në lagjen “Xhabiej”, por fatmirësisht mbeti vetëm tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: