Tërshëra ka qenë gjithmonë një element kryesor për një mëngjes sa më të shëndetshëm në shtëpi.

Studimet të cilave AgroWeb.org u referohet, thonë se tërshëra është shumë e pasur me fibër dhe për rrjedhojë e mban njeriun të ngopur gjatë dhe nuk e shtyn drejt zgjedhjeve jo të shëndetshme në ushqyerje.

Për më tepër, tërshëra e bën metabolizmin më të shpejtë dhe rrjedhimisht nxit djegien e kalorive. Pra, padyshim që është një produkt shumë i mirë për rënien nga pesha dhe për mbarëvajtjen e saj.

Tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash dhe një antioksidant i fuqishëm, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten, por jo vetëm.

Por kini kujdes kur zgjidhni llojin e tërshërës, një racion tërshërë e paketuar mund të ketë sasi të konsiderueshme sheqeri dhe për rrjedhojë nuk është e shëndetshme.

Idealja është që të zgjidhni tërshërë të paaromatizuar ose jo të pasuruar, në mënyrë që të shtoni sipas dëshirës fruta të freskëta, arrorë, fruta të thata dhe kanellë.

AgroWeb.org ju sjell këtë recetë kremoze me tërshërë,mollë dhe kanellë, si një mënyrë të re për të shijuar një mëngjes të shëndetshëm në shtëpi.

Përbërësit :

– 1 lugë çaji me vaj ulliri

– 1 lugë gjelle me mjaltë

– 1 mollë e prerë në kubikë

– 1 lugë çaji me kanellë pluhur

– ½ filxhan me qumësht

– ½ filxhan tërshërë

-½ filxhan ujë

– pak kripë deti të pa rafinuar

Hapat që duhet të ndiqni :

Në një tigan të vogël, ngrohni vajin e kokosit dhe bashkoni mjaltin, mollët e prera në kubikë dhe 1 lugë çaji me kanellë.

Lëreni të ziejë në zjarr, me nxehtësi mesatare, duke e trazuar vazhdimisht derisa mollët të karamelizohen.

Hiqeni nga nxehtësia dhe vendosni mollët e karamelizuara në një tas.

Në të njëjtën tenxhere, në nxehtësi mesatare, shtoni qumësht arre me bazë bimore, tërshërë, ujë dhe pakëz të kripë deti.

Gatuajini derisa të bëhen kremoze, duke i përzier vazhdimisht.

Shërbejeni tërshërën kremoze të mbushur me mollë dhe arra të karamelizuara./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb