Teuta do të luajë në Irlandë ndaj Shamrock ndeshjen e parë të turit të tretë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë, të enjten në orën 21:00, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të tentuar në kthim kualifikimin në fazën “play-off”.

Ndërkohë, para nisjes për në Irlandë, klubi durrsak njoftoi vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Albano Aleksi edhe për dy sezone të tjera. Nga ana tjetër, përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi.

Teuta ndeshjen e kthimit me Shamrock do ta luajë në “Elbasan Arena” dhe jo në stadiumin e vet “Niko Dovana”. UEFA ka sinjalizuar klubin durrsak se nuk mund të luajë ndeshjen e turit të tretë ndaj Shamrok Rovers në fushën e vet, pasi kërkohet plotësimi i të tjera kritereve në këtë raund.

Ndesha e kthimit do të zhvillohet më 12 gusht në orën 20:00. Në rast kualifikimi, Teuta do të përballet me skuadrën humbëse të çiftit Omonia-Flora Tallin. Sfida mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Tallin është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League. Durrsakët kanë shanse për të shkuar deri në grupet e Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb