Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e kthimit kundër irlandezëve të Shamrock Rovers në kuadër të turit të tretë eliminator të Conference League, sfidë që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Durrsakët do të tentojnë të përmbysin humbjen 1-0 të pësuar në takimin e parë. Mundësitë janë dhe në kampin durrsak besojnë se mund të arrihet historia duke kaluar në play-off. Ndërkohë, është mësuar rivali nëse Djemtë e Detit arrijnë të kalojnë Shamrock.

Teuta ka shansin historik të hyjë edhe në grupet e Conference League, pasi përballë në play-off është ekipi estonez i Flora Tallin, një skuadër që mund të kalohet me sukses. Por së pari kampionët e Shqipërisë duhet të kalojnë skuadrën irlandeze. G

rupi është i plotë, pasi është rikthyer edhe Albano Aleksi, që mungoi në sfidën e parë për arsye kartonësh, ndërsa Sebino Plaku duket i rikuperuar plotësisht. Mungon vetëm Lorenco Vila i dëmtuar.

Trajneri Martini është besimplotë se të tijtë do të shënojnë dhe do të fitojnë. Ndërsa Laçi do të luajë për formalitet sfidën e kthimit me Anderlecht, teksa humbi 0-3 në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb