Teuta ka bërë të ditur afrimin e ri të merkatos. Klubi durrsak ka gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin Ilir Kukleci.

“Teuta ka kënaqësinë të prezantojë qendërmbrojtësin Ilir Kukleci, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës në futbollin norvegjez, ku së fundmi ishte pjesë e HamKam.

27-vjeçari, me gjatësi 1.94 m, sjell cilësi, siguri dhe prezencë të fortë në repartin e mbrojtjes, duke përforcuar skuadrën për sfidat e sezonit të ri. Mirë se vjen në Durrës Ilir dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb