Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka dhënë tezën e tij për opozitën se si të realizojë largimin e qeverisë Rama nga pushteti.

I ftuar në News24 Biberaj tha se opozita po të bllokojë për 1 javë autostradat, portet dhe aeroportin.

“S’kam pasur komunikim me Berishën por vë re se ai po qartësohet me këtë situatë. 7 korriku nuk duhet të kishte gjithë këtë kohë të gjatë për të ardhur te mitingu i 12 nëntorit. Duheshin protesta të përjavshme dhe përmuajshme për ta përmbysur. Qasja që duhet të ketë opozita është; blloko portet, aeroportet, gjithçka në këtë vend për një javë që të zhbllokosh atë që ka bllokuar Edi Rama për 10 vite. Nëse e lëmë do na bllokojë dhe 10 vite të tjera. Blloko autostradat, aeroportet, Kështu kanë ndodhur revolucionet. Jo duke bërë një protestë, duke ndezur qirinj te Kryeministra apo vendosur flamuj. Nuk funksionon kështu, se me bllokime e bën bota.”, tha ai.

Biberaj tha se kjo qeveri vjedh çdo ditë dhjetëra miliona euro.

“Protesta non stop dhe populli është gati. Për mua Berisha dhe zoti Meta duhet të marrin përgjegjësi, nëse se bëjnë të hapin krahun. Është përgjegjësi e madhe për opozitën. Nuk justifikoj përgjegjësinë ndaj shqiptarëve, kur ke përballë një qeveri të inkriminuar. Ka një vit që i them këto gjëra. Berisha e amortizoi, qetësoi situatën, por ka pakënaqësi të jashtëzakonshme. Çdo ditë që rri Rama në Pushtet, dëmi që i bëhet vendi është i jashtëzakonshëm. Janë qindra të rinj që ikin, dhjetëra miliona euro vidhen çdo ditë, shkatërrohet perspektiva e kombit.

Po t’i rreshtojmë, është një libër me dëme nga qëndrimi një ditor, tani u bënë vite, 10 vite. Rama është frikacak. Ne nuk i kemi treguar akoma se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Protestat e trembim. Po doli populli nuk ka qeveri që reziston. Populli ka rrëzuar Judën, jo vetëm Ramën. Unë i them; akoma nuk ke parë rezistencë popullore. se ka parë akoma dhe kur ta shoh këtu do jemi prapë për t’i thënë gjërat siç janë.”, pohoi Biberaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: