Theofan Noli apo Stilian Mavromati, më shumë i njohur si Fan Noli, ishte prift, përkthyes, shtetar, diplomat, poet e historian shqiptar i cili dha kontribut të çmuar në këto fusha. Një kohë të gjatë jetoi edhe jashtë Shqipërisë, në SHBA, shkruan Express. Sot, më 6 janar është ditëlindja e tij. Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi i ka kushtuar një status në facebook. Ja postimi i plotë i ministrit Thaçi:

“Më 6 janar të vitit 1882 ka lindur një prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë së popullit, Fan Stilian Noli. Po e shënojmë përvjetorin e ditëlindjes së Nolit në një kohë kur shqiptarët janë më të lirë e më të begatë dhe kur përpjekjet dhe kontributet e tij të shumëfishtë për lirinë, zhvillimin dhe kulturën e popullit tonë janë duke u kurorëzuar me sukses. Ai njihet jo vetëm si njeri i aksionit politik dhe mjeshtër i letrave, por edhe si ideator dhe themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë ditë ne përulemi me mirënjohje para veprës së tij, pasi si pak të tjerë, Noli ka luajtur rol një protagonist e të pakrahasueshëm njëkohësisht në politikë, letërsi, kulturë, gjuhësi, histori dhe fe.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb