KOSOVE-Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin idenë e tij për korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “zëri.info”.

“Realisht unë i besoj projektit për korrigjimin  kufijve duke përfshirë kështu Preshevën dhe Bujanovcin. Ata ma kanë propozu këtë ide në kabinetin tim. Kanë qenë këshilltarët e tyre. Unë kam thënë që nëse keni seriozisht po. SHBA do ta mbështesin çdo gjë që është në interes të Kosovës qoftë edhe ajo për korrigjimin e kufijve”- ka thënë Thaçi në ‘Oksigjen’.

Ai po ashtu ka deklaruar se do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë vetëm nëse SHBA dhe BE do të garantonin që Serbia do ta njoh Kosovën, që Rusia ta tërheq veton dhe që Kosova të pranohet në NATO dhe BE.

“Nëse kemi garancën nga SHBA dhe BE për njohje nga Serbia, pastaj për heqjen e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit dhe pastaj edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, unë do ta nënshkruajë marrëveshjen, por vetëm nëse kemi garanci të plotë”-ka thënë ai.

Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë që Kosova nuk mund të anëtarësohet as në NATO e as në BE pa nënshkruar një marrëveshje me Serbinë.

“Nuk ka anëtarësim as në NATO e as në OKB e BE pa marrëveshje ligjërisht obligative me Serbinë që do të nënkuptonte njohjen reciproke”, ka thënë Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb