Mauro Icardi dhe Wanda Nara prej muajsh janë në qendër të mediave botërore. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e saj të menjëhershëm për të, një bombë e re vjen nga Argjentina. Sipas mediave, në fakt, ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist: “Një burrë i martuar”. Dhe si kundërpërgjigje, çifti ka postuar foto të familjes në dukje të lumtur me pushime në Ibiza.

Fillimisht futbollisti u tha se kishte tradhtuar gruan e tij me modelen China Suarez dhe tani duket se showgirl ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Për këtë është i bindur Lucas Bertero, drejtuesi i programit “A la tarde” që në transmetimin e tij zbuloi: “Wanda tashmë ka disa kohë që ngushëllon veten. Disa burime më tregojnë se ajo ka një flirt me një futbollist që është gjithashtu i martuar”. Por identiteti nuk u zbulua kurrë.

Nga ana e tij, Icardi nuk mund të mohojë më thashethemet që po bëhen çdo ditë e më këmbëngulëse për krizat dhe tradhtitë dhe në rrjetet sociale poston foto në të cilat puth Wandën dhe ku shfaqet duke buzëqeshur me vajzat e tij Isabella dhe Françeska me pushime në Ibiza dhe shkruan: “Feliz con mis chicas”. A do të jetë vërtet kështu?

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: