Filmi i shumëpërfolur “The Interview” ka qenë filmi më i shitur në shkarkimet e Google Play dhe YouTube Movies gjatë ditës së Krishtlindjeve.
Komedia e cila luhet nga James Franco dhe Seth Rogen, është listuar si filmi kryesor në të dyja faqet në SHBA, thuhet sipas Variety.

Popullariteti i këtij filmi e ka kaluar edhe atë të “Guardians of the Galaxy” dhe “The Maze Runner” në listat e shkarkimeve të filmave.

Sony e ka lëshuar filmin kontravers për streaming në të dy faqet e mëdha të internetit, si dhe nëpërmjet Microsoft Xbox Video dhe faqen www.seetheinterview.com, në prag të Krishtlindjeve.

Edhe disa nga kinematë e pavarura në SHBA gjithashtu kanë filluar me shfaqjen e filmit në ditën e Krishtlindjeve.

Shfaqja e filmit megjithatë ishte e kufizuar pas sulmeve të bëra ndaj kompanisë Sony nga ana e ‘Guardians of Peace’.
Grupi kishte kërcënuar me sulme kibernetike ndaj kinemave që e shfaqin filmin, duke bërë që Sony përkohësisht ta tërhiqte filmin dhe lëshimin e tij në publik.

Zhurma e krijuar rreth këtij filmi ka bërë që i njëjti të jetë më i shkarkuari edhe online, nga faqet e ndryshme me torrent.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: