Është thelluar më tej skandali i përdhunimit që ka përfshirë yllin e kombëtares franceze Benjamin Mendy.

Mediat britanike raportojnë se në skandal del edhe emri i shokut të ekipit të Mendy, futbollistit anglez Jack Grealish.

Sipas tyre Grealish ka bërë seks me një grua në të njëjtën natë që ajo u përdhunua në një festë në shtëpinë e Benjamin Mendy.

Gjykata ka provuar me fakte se futbollisti anglez ka fjetur me 23-vjeçaren, e cila më pas u përdhunua nga i akuzuari i çështjes Mendy, Louis Saha Matturie, gushtin e kaluar.

Lojtarët e Manchester City kishin qenë në klubin e natës China White në qytet përpara se të ktheheshin në rezidencën e Mendy pranë Prestbury, Cheshire, iu tha jurisë.

Një, 23 vjeçare tha se ishte përdhunuar nga Matturie në një makinë kur ata shkuan për të blerë më shumë alkool. Ajo gjithashtu i rrëfeu një vajze të dytë, asokohe 17 vjeçe, e cila pretendon se Mendy e përdhunoi, se ajo gjithashtu kishte bërë seks me Grealish.

Vajza tha se Mendy e përdhunoi dy herë në shtëpinë e tij gjatë festës, ku ishin të pranishëm edhe miqtë e tij dhe miqtë e Grealish, nga Birminghami.

“Ata ishin me Jack Grealish. Kishte disa vajza rreth tij, por ato po bënin foto dhe video me miqtë e tij. Futbollistëve nuk i pëlqeu kjo. Ata donin që fotot të fshiheshin. Kishte një bisedë me të. U desh pak kohë që të dilnin”, rrëfeu avajza, që asokohe ishte një adoleshente.

Ajo më tej shtoi se mori një taksi me tre vajza të tjera dhe një nga miqtë e Matturie për në shtëpinë e Mendy-t, ku vajzave iu morën celularët para se të futeshin brenda.

“Matturie më pas e çoi 23-vjeçaren larg për të marrë më shumë alkool sepse Grealish kishte “kërkuar vodka”, i tha dëshmitarja policisë.

Ndërkohë, 17-vjeçarja e përdhunuar nga Mendy u tha policëve: “E pyeta se çfarë ndodhi. E çova në tualet. Ajo ishte absolutisht e shqetësuar, në histeri. Ajo vetëm më tha se kishte rënë në gjumë në makinë dhe u zgjua me ndjenjën se ai po abuzonte seksualisht me të”.

Ndërkohë dyshja Mendy dhe Matturie mohojnë përdhunimin e shumëfishtë dhe ofendimet seksuale ndaj një sërë vajzash të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb