Milan mund të fitojë Champions League. Nuk janë këto fjalë të një tifozi, por pikërisht të Theo Hernandez, mbrojtësi kuqezi u shfaq tejet entuziazt në konferencën e zakonshme për shtyp para sfidës së parë çerekfinale me Napolin.

A është ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj te Milani?

“Unë mendoj se po, nesër do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe e rëndësishme.

A do të ndikojë nesër fitorja 0-4 në kampionat?

“Jo, do të jetë një ndeshje tjetër. Ne presim një Napoli të fortë, të organizuar, por do të jemi gati”.

Si ndiheni kur jeni kapiten i Milanit?

“Një nder i madh. Unë kam qenë i lumtur që nga dita e parë që kam ardhur. Maldini, Massara dhe trajneri më kanë ndihmuar çdo ditë.”

A mundet ky Milan ta fitojë Ligën e Kampionëve?

“Po, ne mund ta fitojmë. Por le të mendojmë të bëjmë atë që dimë më së miri për nesër. Kemi punuar mirë këto ditë për të dhënë maksimumin nesër. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb