Një aksion i ndërmarrë nga Antimafia italiane kundër organizatës mafioze të Ndranghetas në zonën e Torinos ka çuar në zbulimin e disa mijëra eurove të fshehura në kazanë të mëdhenj prej hekuri, që ishin groposur në oborret e shtëpive të bosave që i posedonin.

Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë.

Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.

Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal.

Për të parë videon klikoni KËTU:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb