Ousmane Dembélé shkëlqeu kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të luajtur të martën. Për anësorin francez, ishte një rikthim triumfal, teksa ndihmoi PSG-në për kualifikimin e madh.

Gjithsesi, jo gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona), pasi tifozët katalanas gjatë gjithë ndeshjes e kanë vërshëllyer. PSG nuk ka “qëndruar duarkryq” dhe sipas RMC Sport, kampionët e Francës janë ankuar në UEFA, nëpërmjet një letre.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb