Në ndeshjen që Egjipti po luan kundër Arabisë Saudite e vlefshme për Grupin A të Botërorit nga minuta e parë për “faraonët” ka zbritur në fushë portieri Essam El-Hadary.

Si rrjedhojë ai është bërë lojtari më i vjetër që luan në një kupë bote, në moshën 45-vjeç e 161 dit. El-Hadary ka thyer rekordin e një tjetër portieri, Faryd Mondragón.

Kolumbiani e kishte vendosur rekordin e tij në Botërorin e 2014, në Brazil, atëherë kur kishte zbritur në fushë në moshën 43-vjeç e 3 ditë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb