Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku po mban fushatë elektorale deklaroi se kjo opozitë vetëm kërcënon qytetarët.

Rama shtoi me ironi se populli shqiptar nuk ka punë tjetër vetëm t’i gjejë fustanin Zhuljetës (Bashës), për një ballo. Ai tha se kur opozita hyri në çadër mori gjysmën e pushtetit e kushedi mendojnë se nëse çmenden totalisht, mund të fitojnë qeverisjen.

I thashë Zhuljetës zbrit nga ballkoni dhe do ta bëjmë se kush fiton zgjedhjet, do të marrë qeverinë. Mund të shahemi me njëri0tjetrin këtu, por mos shajmë në gjuhë të huaj. Nuk mund ta bëjmë dot atdheun leckë. Mjafton të shikosh rezultatet. Ne jemi rritur normalisht, por kemi marrë shumë më tepër sepse kanë rënë ata vertikalisht. Njerëzit e vet i kanë braktisur. Shqiptarët  nuk kanë punë tjetër vetëm t’i gjejnë fustanin Zhuljetës, vetëm të organizojnë ballon.

Këta kërcënojnë dynjanë. Ndoshta kanë menduar me aq sa bëmë morëm gjysmën, tani thonë kushedi marrim të gjithën. Luli sa herë humb i gëzohet fitores. Edhe thonë tani ky parlamenti  ka marrë fund dhe ne jemi populli. Kanë gjetur më budallenj ose më të sinqertët dhe janë turrur me fishekzjarrë e molotov ndaj parlamentit. Kur po votohej vettingu, ata ikën nga parlamenti .Pas marrëveshjes së 2017 ata u bënë akoma më keq. Ata e dinë shumë mirë që kryeministri nuk ikën me protesta. Këta zgjedhjet nuk i kanë bërë si të drejtë të popullit, por si të drejtë të partive për të zgjedhur popullin. Unë nuk dua të gjitha. Këta na i lanë në dorë”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: