Cesc Fabregas mbushi 37 vjet dhe kjo ditëlindje e gjen ish-mesfushorin spanjoll në rolin e trajnerit, në një mision jo të lehtë, për të rikthyer Como-n në Serie A. Urime nga shumë ish-bashkëlojtarë, sidomos nga Arsenali dhe Barcelona, por më speciali ishte nga bashkëshortja e tij, Daniella Semaan.

Ajo i dërgoi një mesazh shumë të ëmbël bashkëshortit të saj në ditëlindjen e tij, një mesazh që u bë viral në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar ditëlindjen burri im. Të uroj në këtë ditë shumë dashuri, lumturi dhe sukses. Ti je shtëpia ime, paqja dhe qendra e zemrës dhe shpirtit tim. Faleminderit që na tregon çdo ditë se çfarë është dashuria e vërtetë dhe faleminderit që më vendos gjithmonë në plan të parë” – ishte mesazhi i Daniella-s, e cila është transferuar në Como së bashku me Fabregas, teksa skuadra që drejton trajneri spanjoll ndodhet në vendin e dytë në Serie B, pranë përmbushjes së objektivit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb