Ish-kryeministri Sali Berisha nga Mallakastra ka bërë një mea culpa, duke pranuar gabimet që ka bërë dikur Partia Demokratike.

Duke pohuar se sot hapte fushatën në Mallakastër për zgjedhjet e 14 majit, ironizoi kandidatin e grupit të Alibeajt, Agron Kapllanajn, duke pohuar se ai nuk ishte bashkuar me të.

“Kur shkoi në Mal të zi, po flisnin për urën e Bunës dhe ai; atë urë bëjeni ju se nuk kemi para ne. Po ky është cinizëm. Kosova ra kriza e fundit, jo rrogat, por çdo studenti i dha 100 euro në muaj. KLSH thotë se u vodhën në 2022 në 9 muaj 122 mld lekë. Sa është fondi i përgjithshëm i pagave? Ai fluturon vetë me avion m dhomë gjumi, kudo shkon për wekend, për çdo gjë. Asnjë kryeministër nuk ia lejon vetes këtë gjë. Austria është 10 herë në çdo aspekt më e pasur se ne. Ministrat dhe kryeministri e kanë të ndaluar udhëtimin me charter. Ai shpenzon 122 mld euro dhe ble një vazo 4 mln euro.

Ai harxhon sikur të ishte i biri i një princi të Arabisë. Motoja jonë, bashkim, bashkim! Bashkim për t’ju rikthyer shpresën shqiptarëve, për të ngjallur te ata bindjen se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se po e varfërojnë hajnat. Ne duhet t’i përzënë ata nga pushteti. Keni dëgjuar për problemet brenda PD. Tani doli çdo gjë e qartë në dritën e diellit. Ju them një gjë këtu, duke parë veprimet e Lulzim Bravës dhe Alibashës, i kam thënë qindra herë vetes time se në çfarë ose ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz. Po labirintet e shpirtit njerëzor askush nuk mund t’i njoh. Unë jam njeri i besimit. I besoj njerziut, por ai që shkelmon besimin, shkel mbi veten e tij. Rama mendon se ju nuk i shihni. S’ka pasur kurrë pengje kjo histori, siç janë brava dhe Alibasha. I them dy fjalë këtij, Kapllanit; hajde matu me primaret. Meritë e PD është që i njeh gabimet, dhe do i korrigjoj, këtë do bëj. Ti Kapllan nuk erdhe, s’të pengoi Sali Berisha, por pallati ty. Kandidati i Mallakastrës është Resmi Shano.”, tha ai.

Berisha tha se është kriminale që qeveria ka bllokuar rritjen e rrogave dhe pensioneve.
“Sot shqiptarët kanë shumë probleme, por Mallakastra, Ballshi dhe shqiptarët kudo që janë, problemin absolut numër 1 kanë varfërinë dhe problemin ekonomik, sepse në Mallakastër dhe kudo në Shqipëri, në 9 vite të qeverisjes rrogat jo vetëm që nuk u rritën, por u zvogëluan për shkak të inflacionit, të paktën 30%.
Rrogat që 8 vite më parë ishin më të lartat në rajon, në Rumani dhe Bullgari që ishin vende të BE-së, sot janë 40-60 % më të ulëta se në Kosovë. Sot mësuesit në Shqipëri marrin 50% më pak se në Kosovë, marrin sa gjysma e rrogës në Malin e Zi.

Sot mjekët marrin një rrogë sa gjysma e rrogës në Kosovë, sot ndihma ekonomike në Shqipëri është qesharake, ndihma për fermerët është qesharake. Por po të shifni buxhetin, të ardhurat dhe borxhet që ka marrë kjo qeveri, ato janë ju garantoj pa asnjë diskutim të mjaftueshme dhe të teprueshme për t’i rritur 3 herë rrogat në Shqipëri. Atyre që ju duket tepri kjo që them, u rikujtoj, marrim shifrat. Në vitet 2005-2013 me të ardhurat që mblidheshin dhe borxhin që merrej, rrogat, pensionet u dyfishuan, taksat, sigurimet shoqërore u përgjysmuan. U ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 objektet arsimore, u ndërtuan qindra ndërtesa mjekësore. Shqipëria nga 4% internetin arriti në 63, borxhi sa u rrit thoni ju, 4.4 %, nga 58.2 që e la Fatos Nano, shkoi në 62.6 dhe kjo është e vërtetë.

Çfarë ndodhi në këto vite. Rrogat jo që nuk u rritën, por me inflacionin u zvogëluan, dhe ky është krim i shëmtuar. Krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rrogave dhe pensioneve. Të bllokosh rrogat dhe pensionet do të thotë të mos e ndjesh fare se çfarë hallesh ekonomike kanë qytetarët e tua, të mos dëshirosh që ata të mëkëmben, që ata të bëjnë një jetë më të mirë, që ata të begatojnë.”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb