Kryeministri, Edi Rama është përfshirë sot në replika me ndjekësit e tij në “Facebook” fill pasi publikoi statusin “Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët e biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”.

Njëri nga komentuesit i ka shkruar se ashtu si politikanët e tjerë në 25 vite edhe Rama është duke gënjyer, madje i ka kujtuar edhe vilën në Surrel ndërkohë që sipas tij njerëzit nuk kanë bukë të hanë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit duke iu “përveshur” siç di ai.

Replikat në “Facebook”
rama
KOMENTUESI: Ka 25 vjet Shqiperia qe genjehet nga politikanet.
Ju keni vilen n Surrel jetoni rehat nderkohe ka mijera qe nk kane buke te hane por kujt i plasi potitikanet jetojne neper vila dalin vetem 1 muaj per t kerkuar voten. Zhgenjim i madh te djathte e te majte gjithe nje fytyre kane
EDI RAMA: Edi Rama O Marsel ti mbase me do mua te pastrehe, po nuk jam i pastrehe dhe me vjen keq per ty ne kete rast, por ama sa per vilen sic e quan ti eshte thjesht nje nga qindramijera shtepite qe jane ndertuar ne Shqiperi, packa se ty e ca si ty mund t’i ngaterroje forma e pazakonshme e saj po edhe ketu me vjen keq qe s’ju ndihmoj dot! Sa per daljen 1 muaj per te kerkuar voten, i’a ke futur po aq kot sa me shtepine po s’ka problem, nderkohe qe nje keshille kam per ty: Mos i’a qaj hallin Shqiperise zotrote se ka kush i’a qan dhe po ta kujtoj nese e ke harruar apo po ta tregoj nese s’e ke ditur ndonjehere, qe populli na ka dhene me shume vota se kater vjet me pare! Keshtu qe beji hyzmet vetes e punes atje ku je e mos merr persiper te flasesh per gjera qe nuk t’i rrok si duhet rradakja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb