TIRANË

Në protestën kundër rritjes së çmimeve kanë qenë të pranishëm dhe fëmijë. Një vajzë e vogël, me sa duket banorë e Kodrës së Priftit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama uljen e taksave dhe rritjen e rrogave. Ajo tha se përveç rritjes së çmimeve do i prishin dhe shtëpitë.

“Ne nuk mund t’i përballojmë rritjen e çmimeve o Edi Rama. Po bëni dhe projektin e prishjes së shtëpive në Kodrën e Priftit. Ku të shkojmë ne. Nuk i kemi lekët me pistoletë spidermani siç i keni ju. Ulni taksat dhe rrisni rrogat.

Sot erdha të protestoj sepse askush nga ne nuk mund t’i përballojë dot këto rrije. Ktheje projektin e Kodrës së Priftit në vend sepse ka qenë aty një djalë deputeti ose politikani dhe ti ke ndërruar projektin. Kjo nuk është drejtë. Ti nuk je i denjë për këtë vend”, tha vajza e vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb