Vendimet e futbollistëve për t’u transferuar në një tjetër skuadër shpesh kushtëzohen edhe nga dëshirat që kanë bashkëshortët e tyre. Pikërisht nga ky fakt tifozët e Juventusit kërkojnë të përfitojnë.

Duke parë se zërat e merkatos janë shtuar shumë për një rikthim të Morata-s te bardhezinjtë, tifozët kanë kërkuar edhe ndihmën e bashkëshortes së futbollistit, Alice Campello-s.

Në një foto të publikuar të Morata-s, futbollistit që ka bërë një sezon të dështuar të Chelsea-s, binin në sy komentet e shumta e tifozëve të Juventusit të cilët shkruanin: “Alice, na e kthe Alvaron se do të fitojmë Championsin! A nuk do të dojë që t’i rrisnit fëmijët në Torino?”

Morata u martua verën e kaluar me bukuroshen italiane dhe momentalisht çifti është në pritje të fëmijës së parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb