Ndonëse është ende herët për të festuar, në Durrës tifozët e ekipit të Romës kanë nisur festën. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet për “BalkanWeb” ku shihet se si tifozët kanë shpalosur flamurin e skuadrës dhe këndojnë në kor për ekipin e zemrës.

Kujtojmë se një ditë më parë tifozët krijuan shumë incidente dhe dhunë, teksa disa policë mbetën të plagosur. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur dhjetëra tifozë të tjerë italianë për të mbështetur ekipin e Romës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: