Zakonisht koha shuan kritikat, por ky nuk është rasti i Ernesto Valverdes, që po kalon një moment të vështirë në pankinën e Barcelonës. Tifozët katalunjas kërkojnë largimin e tij, teksa në rrjetet sociale vazhdon fushata me sloganin “Valverde Out”.

Valverde
Valverde

Edhe mediat pranë klubit “blaugrana” nuk po ia bëjnë punën të lehtë trajnerit, duke e vendosur atë në shënjestër të akuzave pas ecurisë me oshilacione të skuadrës në këtë sezon. Barazimi I fundit 2-2 në derbin kunër Espanyol merret si shembull për problemet që Barcelona ka shfaqur me ndeshjet në transfertë.

R649175 1296x729 16 9
R649175 1296×729 16 9

Në dhjetë sfida të luajtura jashtë “Camp Nou”, kampionët në fuqi të La Liga kanë grumbulluar 15 pikë, ndërsa më mirë kanë bërë Sevilla, Real Madrid, madje edhe Sociedad. Megjithëse, Barcelona kryeson renditjen me pikë të barabarta me rivalët e përjetshëm madrilenë, në mediat lokale vazhdon të flitet për pasardhësin e Ernesto Valverde. Tekniku është shprehur se ndjehet i qetë, por Superkupa e Spanjës është një provë zjarri për të ardhmen e tij në pankinën e Barcelonës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: