Qytetarët e Teksasit janë tmerruar nga prezenca e një tigri në qytet.

The Sun shkruan se tigri ishte larguar nga një kopsht zoologjik privat dhe ka kërcënuar jo pak jetën e qytetarëve. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur kafsha e egër, ecën e qetë nëpër rrugët e zbrazëta të qytetit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, dëgjohen njerëz të tmerruar që thonë të lajmërohet menjëherë policia.

Ndërsa një tjetër person, që dyshohet se është pronari i tigrit, thotë se do e telefonojë. Për të neutralizuar kafshën, dhjetëra njerëz kanë dalë me armë, por sipas tyre, nuk u dëgjua asnjë e shtënë.

Sipas policisë, një person, ende i pa identifikuar ka arritur ta marrë kafshën mbrapa një makine “Jeep” dhe ta largojë nga qyteti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: