Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga Komisioni i Etikës dhe Votimit ka shfaqur një video të Parlamentit të vitit 2006, ku deputetët e PS kanë bllokuar foltoren.

Sipas Nokës, PS kur ishte në opozitë bënte të tilla sjellje, por askush prej deputetëve nuk u përjashtua.

Ai u shpreh se regjimi i tanishëm është i kalbur dhe se ora e revolucionit po vjen.

“Prej kaq vitesh. Keni 9 vite që Edi Rama kërkon t’i heqë zërin opozitës. Edi Rama është njeriu i vetëm në 32 vite demokraci që është intimidues i pareshtur, përsëritës, seancë pas seance, javë pas jave, muaj pas muaji dhe vit pas viti i opozitës.

Pra, është intimidues, shantazhues, ofendues. Kur Edi Rama përdorte fjalë fyese ndaj opozitës, ju duartrokisnit. N.q.s. ju mendoni se unë do vij të flas, se jeni bërë si Lindita. Sa kënaqesh kur them si Lindita.E dini ku kam qënë unë aty?

Ja shikojeni:

Ky ka qenë Parlamenti, ju ishit poshtë me bilbila, duke protestuar. Parlamenti as nuk ju përjashtonte as ju shpallte armiq. Ishe dhe ti aty. Nuk të ka shpallur kurrë kush armik. As të ka përjashtuar, as të ka fyer, as të ka ofenduar demokracia.Sot po mundoheni të tregoni demokraci. Jo. Kjo që po aplikoni ju sot e di çfarë është apo jo? Monizëm. Luftë për të asgjësuar opozitën, për të zhdukur PD.

Edhe me megafon jeni brenda në sallë. Është opozita, është PS. Gramoz Ruçi Sekretari i Përgjithshëm është në krye. Ja ku e ke me video. Me zë dhe me figurë. E ke për të kërkuar të drejtën e fjalës dhe të drejtat e tyre.
Çfarë po kërkojmë ne? Ne thjesht po kërkojmë të trajtohemi si opozitë e vendit. Thjesht po kërkojmë të na jepet fjala, dhe asgjë më shumë. Dhe jo sapo të na jepet fjala, të na ndërpritet. Dhe ju jeni deputete, si edhe unë në këtë parlament. Ju keni ndjek dhe keni qenë aty gjithë kohën, dhe sa herë që merret fjala ndërpritet për 30 sekonda.

Unë jam deputet i Kuvendit. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e këtij vendi. Banorët që më kanë votuar që unë të flas. Në rast se ju vazhdoni t’i mbyllni gojën opozitës duke e shpallur armike, pasi tentuan nëpërmjet McGonigal për ta zhdukur dhe likujduar atë.

Tani po vazhdoni të na përzini edhe nga Parlamenti, të na mbyllni gojën. Ne kemi një detyrë dhe ajo është që të përçojmë zërin e qytetarëve, zërin e opozitës. Të mbrojmë demokracinë dhe fjalën e lirë. Se demokraci pa fjalë të lirë nuk ka. Liri pa fjalë të lirë nuk ka, kjo është skllavëri.

Kështu ju komandon dhe shefi juaj me telefon, mendon se do të vërë kundër opozitën dhe do të zhdukë fjalën e lirë. Ne do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe opozitarizmin me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Në rast se ju mendoni se kur bllokohet fjala, unë nuk paskam të drejtën t’i fryj një bilbili për t’i dhënë alarmin se në këtë Parlament fjala e lirë ka vdekur, këtë e keni gabim. Ju gjykoni me frymë dhe mentalitet monist zonjë.

Unë doja që kolegët e tu të thonin që Flamur Noka ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores. Sali Berisha ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores në këtë seancë. Nuk ma lexove, thjesht ti dhe një pretencë politike. Këta shpalle na armiq nga monizmi se ka urdhëruar Sulltan Surreli dhe nuk the asgjë tjetër. Kam vetëm një kërkesë. Në fund të vendimit shkruajeni në emër të popullit se është e vetmja gjë që ju ka mbetur pa shkruar. Shko në familje dhe thuaji që po i shërben me devotshmëri atyre që kanë persekutuar familjen tënde”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: