Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me hetimet e SPAK për kompaninë TIMAK dhe lidhjet e saj me sektorin e mbrojtjes, duke ngritur akuza për mënyrën se si janë përdorur fondet publike. Salianji e vë theksin te kontratat që, sipas tij, TIMAK ka marrë nga shteti për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërsa paralelisht është krijuar “Timak Horse”, një aktivitet i lidhur me hipizmin në Equos Resort.
Sipas Salianjit, pikërisht aktiviteti i lidhur me kuajt në Equos Resort është tashmë pjesë e verifikimeve të SPAK, pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave.
“Paratë që shqiptarët paguajnë për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, sipas dyshimeve që po hetohen nga SPAK, kanë përfunduar te kuajt dhe hipizmi në Equos Resort”, deklaron Salianji.
Ai e lidh çështjen edhe me kompaninë KAYO dhe biznesmenin Ron Yeffet, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe kontratat që lidhen me sektorin e mbrojtjes. “Ky nuk është më vetëm korrupsion.
Është përshesh i turpit. Shqipëria nuk mund të jetë kasaforta private e pushtetit dhe e klientëve të tij. Paratë e ushtrisë janë për ushtrinë jo për kuajt e qeverisë! Vetëm largimi i Ramës dhe shpurës se tij ndalon mbareshtimin e korrupsionit”, shprehet ai.
Reagimi i Salianjit
Hajdutë dhe të korruptuar po por janë faktuar dhe të pacipë dhe qesharakë deri në dhimbje!
Paratë që shqiptarët paguajnë për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, sipas dyshimeve që po hetohen nga SPAK, kanë përfunduar te kuajt dhe hipizmi në Equos Resort.
Pra paratë e mbrojtjes shkojnë për mbarështimin e kuajve të qeverisë!
TIMAK merr kontrata me shtetin për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërkohë hapet “Timak Horse”, biznes kuajsh në Equos Resort. Sot kjo pistë po verifikohet nga SPAK pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave.
Ky nuk është më vetëm korrupsion.
ËSHTË PËRSHESH I TURPIT!
Në një vend ku ushtarët kanë nevojë për pajisje, per rroga më të larta, ku ende nuk kemi avionë zjarrëfikës, ku zjarret izolohen me gjethe e lopata, ku nuk ka mbetur asnjë tank e ku armët përdoren siç tha Roni Ramës për trafik, ku siguria kombëtare duhet të jetë prioritet dhe ku çdo lek për Mbrojtjen duhet të shkojë për Mbrojtjen për të plotësuar dhe kërkesat e NATO-s dhe Presidentit Trump,këta mendojnë si të shpërdorojnë duke i çuar tek mbareshtimi i kuajve te qeverisë!
Shqipëria nuk mund të jetë kasaforta private e pushtetit dhe e klientëve të tij.
Paratë e ushtrisë janë për ushtrinë jo për kuajt e qeverisë! Vetëm largimi i Ramës dhe shpurës se tij ndalon mbareshtimin e korrupsionit.
