KF Tirana do të luajë sot ndaj Crvena Zvezdës pasi gjithë ekipi kaloi me sukses edhe testin e COVID-19 pasi të gjithë rezultuan negativë.

Në një njoftim në FB, Tirana njofton se gjithë ekipi është gati të zhvillojë raundin e dytë të kualifikueseve për Champions League.

Sot bardheblutë presin në ‘’Air Albania Stadium’’ Crvena Zvezdën e Beogradit, në një ndeshje pa tifozë por me shumë emocione si një derbi ballkanik

STATUSI NGA KF TIRANA

Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star. Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës. #forcatirona

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb