Ashtu siç pritej, Tirana kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pasi kishte fituar 4-1 ndeshjen e parë në Kamëz ndaj Kastriotit, bardheblutë barazuan në kthim 2-2 në “Selman Stërmasi”, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të. Florent Hasani pengohet në zonë nga Selmani dhe ka penallti. Nga pika e bardhë gjuan po vetë Hasani dhe 1-0 për Tiranën. Pas 11 minutash vjen edhe goli i dytë për vendasit bardheblu. Najdovski përfiton nga një rrëmujë në zonën krutane dhe realizon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Në 41’, Arapi ndërhyn ashpër ndaj Isenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Gjyqtarja rishikon ndërhyrjen në VAR dhe më pas e ndëshkon me karton të kuq, duke lënë Kastriotin me 10 vetë.

Për habinë e të gjithëve, edhe pse me 10 vetë, miqtë arrijnë të barazojnë në 2-2 në pjesën e dytë. Në minutën e 73-të, Iseni ishte i pafat, pasi shënon autogol.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Nëntë minuta më pas krutanët përfitojnë penallti dhe Ajazi gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 2-2. Por vetëm kaq, nuk ka mrekulli, Kastrioti eliminohet, ndërsa Tirana pret shortin me qetësi për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb