Kur e gjithë bota po përjeton momente të tmerrshme për shkak të COVID-19, dhe teksa përsëritet thirrja që qytetarët të rrinë në shtëpi, kjo është pamja që të ofron sot një nga tregjet në kryeqytet. Një numër i madh qytetarët janë dyndur në pazar për të bërë blerjet e tyre pasi do të qëndrojnë në karantinë deri mëngjesin e së hënës, ndërkohë që nuk respektojnë as distancën.

Një qytetar ka denoncuar pranë agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’ situatën në fjalë, e shenuar ne Kombinat, ndërkohë që sjell dhe imazhet e qarta të asaj se çfarë ndodh në mes të kryeqytetit. Kujtojmë se të shumtë kanë qenë ata qytetarë që nuk i janë bindur thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi. Sapo vinte fasha e orareve për të lëvizur, qytetarë të shumë dilnin nga shtëpia për të shijuar një shëtitje apo dhe ecje në grup, që në këto kohë është e ndaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme, për të vijuar deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, vendi do të jetë në shtetrrethim dhe nuk do të lejohet dalja nga shtëpia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: