Florent Hasani ka fituar “Këpucën e Artë” në Superiore. Sulmuesi i Tiranës ia doli të marrë trofeun personal, pas një sezoni fantastik me fanellën e bardhebluve.
Hasani realizoi 16 gola, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm të futbollit në vendin tonë. 26-vjeçari luajti sezonin e parë në kryeqytet, pas përvojave te DVTK, Gyirmot, apo edhe Hapoel Kfar Saba.
Sa i takon golashënuesve të tjerë të kampionatit, në vendin e dytë është Da Silva i Partizanit me 13 gola, ndërsa 11 të tillë (Vendi i 3’të) numëron Nonato i Erzenit.
Nëse Tirana nuk fitoi dot titullin, në kampin bardheblu mund të krenohen me edicionin e zhvilluar nga Hasani. Sa i takon Superligës, skuadra e Shehit do provojë sërish vitin…tjetër!
Renditja:

(BalkanWeb)