Në momentin më të vështirë, atëherë kur shpresat për të zhvilluar një sezon si protagonistë filluan të zbehet, Tirana zgjohet duke siguruar 3 fitore radhazi, një ecuri perfektë në drejtimin e Egbo, një ecuri që shumë pak veta e mendonin. Fitorja në derbi, ashtu siç pritej i dha një shtysë të madhe bardhebluve, triumfi në transfertë përballë Laçit ishte mbylla më e bukur që mund ti bënin këtij viti, një fitore me përmbysje që mban kryeqytetit në garë për titull. Në një fushë ku ishte shumë e vështirë të zhvillohej një futboll normal e logjik, diferencën edhe një herë e bëri shpirti i Tiranës, dhe sigurisht një talent si Muçi i cili realizoi një dopjetë, një futbollist shumë premtues që dhe një herë vërtetoi se ka instinkt fantastik brenda në zonë.

Pjesa1
Pjesa1

Laçi bie sërish, këtë herë në fushën e tyre, humbja e dytë radhazi, një humbje që djeg pasi kaluan në avantazh në minutën e 27-të falë një goditje të saktë me kokë nga Ignjatoviç. Festa e tifozëve kurbinas zgjati vetëm dy minuta pasi Muçi finalizoi me gol një aksion të bukur të bardhebluve, një gol që i dha më shumë besim ekipit kryeqytetas se mund të dilnin më pikë nga kjo transfertë. Miqtë ishin dhe më fat teksa Nuabeze flirtoi me golin e avantazhit në minutën e 35-të duke u ndalur vetëm nga traversa.

Me kalimin e minutave tereni u rëndua edhe më shumë duke e bërë akoma më të vështirë për të dy ekipet. Nuabueze ishte një rrezik konstant në zonën e Ilion Likës por gardiani bardhebluve ishte i pakalueshëm duke mbajtur Tiranën në lojë. Në momentin më të vështirë të Tiranës, Muçi bën sërish “bomberin”, i shkëputet mbulimit të mbrojtësit dhe me një kthesë brenda në zonë kalon kryeqytetasit në avantazh. Tirana ruajti me fanatizëm këtë 3 pikësh deri në sekondat e fundit, festa ishte e gjitha për bardheblutë që ndezim më në fund një sezonin dhe mbajnë të gjallë ëndrrën titull.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: