Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar realizoi gol me Besiktas, në ndeshjen e kupës ndaj Ankaragucu. Ylli kuqezi e kërkoi gjatë gjithë pjesës së parë rrugën e rrjetës, por nuk e gjeti dot, ndërsa në të 70-tën ndezi festën vendase në stadium me një të djathtë të fortë.

Muçi po përshtatet mjaft mirë te Besiktas, skuadër me të cilën po luan ndeshjet e para. Në kampionat, në 11 ndeshje, ka realizuar 3 gola. Sa i takon Kupës, Besiktas është një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun. Muçi me shokë në finale do të përballen me fituesin e Trabzonsop-Karagumruk.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: