Redon Xhixha u largua këtë javë nga Tirana, për të firmosur në Azerbajxhan me Qarabag. Sulmuesi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kohës që ka qëndruar te bardheblutë.
“Faleminderit Tirona! Ishte kenaqesi, nder dhe krenari te luaja per ekipin me historik dhe me te titulluar ne Shqiperi. Te vishja fanellen me te bukur, ate bardhe e blu ishte ndjesi e vecante per mua. Erdha i thjeshte dhe po largohem si kampion. Një pjese e zemres time do jete gjithmone aty me ju.
Dua te falenderoj presidentin dhe tranjerin bashke me stafin per mundesine, perkushtimin dhe durimin qe treguan tek une. Dua te falenderoj te gjithe cunat qe kam luajtur per 1 vit e gjys dhe qe kemi ndare bashke gezime dhe merzitje.
Nuk mund te le pa permendur dhe tifozerine me te flakte qe na kane mbeshtetur ne cdo ndeshje ne fitore dhe ne humbje. Shpresoj qe rruget tona te bashkohen perseri nje dite. Mirupafshim Tirone!”- shkruajti ai.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)
