Redon Xhixha shënon edhe jashtë fushës së futbollit. Talenti nga Fushë-Kruja, i cili është pjesë e Karabakut në Azerbajxhan, ka publikuar së fundmi një foto në “Instastory” me vajzën që i ka “rrëmbyer” zemrën.

Deri ditën e sotme, Redoni nuk kishte preferuar të bënte publike jetën e tij private, por kësaj radhe duket se nuk ka rezistuar, duke ndarë me ndjekësit një foto në ashensor me të dashurën e tij, por pa i zbuluar identitetin.

Xhixha Redon
Xhixha Redon

Me shumë gjasa çifti ka vendosur të jetë se bashku në shtetin azer, teksa Redoni synon të shndërrohet në një protagonist absolut te skuadra e tij dhe pse jo në të ardhmen të arrijë të fitojë një fanellë me Kombëtaren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: