Qytetarët e Tiranë dhe jo vetëm janë zgjuar sot me një mëngjes krejt ndryshe, pasi bora ka zbardhur gjithçka. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ nga sheshi Skënderbej në qendër të kryeqytetit ka sjellë një panoramë nga atmosfera magjike ku gjithçka duket e bardhë.

Qytetarët kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë ditën e pushimit, e cila përkon edhe me ditën e të dashurave, ‘Shën Valentini’, për të bërë disa foto dhe që t’i ruajnë në albumet e tyre fotografike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Për ne, por dhe për fëmijët është një ditë e veçantë. Ky është moment i vëçantë për të gjithë ne, pasi shijojmë borën në Tiranë dhe kjo është e rrallë.”, shprehet një qytetare, e cila ka nxjerrë shëtitje djalin e saj në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që reshjet e dëborës të cilat nisën që mbrëmë dhe vazhduan që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë sjellë dhe probleme për qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve, pasi moti shoqërohet nga temperatura të ulëta.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: