TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një shtetas gjerman, pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe vjehrrën e tij shqiptare.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Qemal Stafa’ në Tiranë, ku gjermani Rudolf Schaefer ka dhunuar për arsye enDe të panjohura shqiptaren O.Kapidani, bashkëshortja e tij si dhe vjehrrën P. Kapidani.

“Më datë 06.09.2016, ora 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi gjerman Rudolf Schaefer, 64 vjec, banues në Halle, Gjermani, me arsim të lartë, sepse në rrugën “Qemal Stafa’, në Tiranë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes O. Kapidani, 38 vjeç, banuese në Halle Gjermani, me arsim të lartë, dhe vjehrrës P. Kapidani, e datëlindjes 68 vjec, banuese në Tiranë”, ben me dije policia e Tiranes.
Mesohet se O. Kapidani ka denoncuar dhunen e bashkeshortit duke rrefyer para policise se, ai e ka dhunuar sistematikisht dhe ne Halle te Gjermanise, ku cifti jeton prej disa vitesh. Ajo pohon se ne Gjermani nuk ka bere asnje denoncim ndaj tij.

Burime informojne se, Rudolf Schaefer ka qene i dehur kur ka kryer veprimin ndaj bashkeshortes shqiptare.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb