TIRANË- Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë arrestoi mbrëmë në orët e vona një person të akuzuar për vjedhje.

Policia ka mundur të kapë në flagrancë shtetasin Aleksander Mustaf Mema, 19 vjec, banues në Bathore Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën “Don Bosko” në Tiranë dyshohet se me një maskë ka ushtruar dhunë duke vjedhur në një dyqan, një shumë parash shtetasit P.M.

Gjithashtu lidhur me këtë çështje u arrestua në flagrancë shtetasi Jashar Isuf Selimaj, 19 vjeç, banues në Bathore Tiranë, për veprën penale ‘mos kallëzim të krimit’ të kësaj vjedhje me dhunë.

Gjatë hetimit rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur është autor i vjedhjeve:
1. Më datë 30.01.2015, rreth orës 22.00, në rrugën “Dëshmoret e 4-Shkurtit”, i ka vjedhur forcarëshst celualarin si dhe sende personale. Neni 134 i K. Penal. Nr. Unik TRK 3150148.

2. Më datë 01.02.2015, rreth orës 16.56 në rrugën e “Kavajës” në autobuzin e linjës Kinostudjo, i ka vjedhur nga dora celularin tipit iphone 6 në pronësi të shtetases B.B, Neni 134/1 i K.P. Nr Unik TRK 3150160

3. Më datë 05.02.2015, rreth ores 13.45, i kia vjedhur shtetases F.L, në rrugën “Myslym Shyrri”Tiranë, telefonin celularë si dhe sende personale. Neni 134 i K.Penal.Nr.Unik TRK 3150186.

4. Më datë 06.02.2015, ora 19.00, tek pallati “Noka”në rrugën “Don Bosko” Tiranë, është vjedhur dyqani celular AMC, ku autori dyshohet se ka vjedhur disa aparate celulari Nr. Unik TRK 3150193.

5. Më datë 06.02.2015, shtetasi E.F, ka bërë kallzim se në rrugën e “Kavajas” i kanë vjedhur forcërisht celularin e markës “Smartfon VF 685”. Neni 134 i K. P. Nr. Unik TRK 3150194.

6. Më datë 11.02.2015, ora 22.00, shtetasia A.S ka bërë kallzim se pranë banesës rreth orës 21.30, në rrugën”Petro Marko”, një person i panjohur i ka vjedhur nga dora telefonin celular të markës “I-phone S 5”. Neni 134 i K.Penal. Nr.Unik TRK 3150223.

7. Më datë 13.02.2015, rreth orës 22.30, ka bërë kallzim penal shtetasi P.O, se rreth orës 22.00, në rrugën “Kajo Karafili”një person i paidentifikuar i ka vjedhur aparatin e tij të celularit. Neni 134 i K.P. Nr.Unik TRK 3150235.

8. Më datë 15.02.2015, rreth orës 20:30 në rrugën “Bardhok Biba” Tiranë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur aparatet e telefonit tip «Samsung Galaxy 3 », E.M, në rrugën “Bardhok Biba”. Neni 134/2 i K.P.

9. Më datë 15.02.2015, rreth orës 16:00, ka bërë kallzim shtetasja P.N, e cila kallzon se rreth orës 15.30, në rrugën “Albanopoli”, një person i paidentifikuar, i ka marrë me forcë nga dora telefonin e saj celular tip “Alkatel”. Neni 134 i K. P.

10. Më datë 15.02.2015, rreth orës 19:30, në rrugën e “Durrësit”, i ka vjedhur forcërisht një aparat telefoni celular “Samsung Galaxy S4”, në dyqanin e Vodafone Shop, shitëses së dyqanit J.Gj. Neni 134 i K. P.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: