Tiranë- Sipas raportimeve të fundit njoftohet se është djegur makina e aktorit dhe regjisorit të njohur, Laert Vasili në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te “tregu elektrik” rreth orës 23:00. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se zjarri ka nisur për shkak të një defekti elektrik të automjetit. Makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët. Mjeti i aktorit ishte i parkuar kur ka ndodhur ngjarja dhe në të nuk kishte asnjë person.Ky nuk është incidenti i parë që i ka ndodhur aktorit, vetëm pak muaj më parë atë e sulmuan dhe e rrahën disa persona të panjohur, të cilët kishin tentuar ta grabisnin.
(BalkanWeb)