TIRANË- Një furgon ka marrë flakë ndërsa ishte në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe pranë kopshtit botanik. Mësohet se shoferi sapo ka vërejtur flakët ka dalë menjëherë nga mjeti. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë si shërbimi zjarrfikës ashtu edhe forcat e policisë të cilat kanë marrë të gjitha masat për izolimin e flakëve dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

Mësohet se furgoni ka qenë i mbushur me materiale elektrike. Flakët sipas dëshmitarëve dhe vetë shoferit kanë ardhur nga pjesa e përparme e mjetit, motori. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: