TIRANE– Një kazino pranë Shkollës së Bashkuar në kryeqytet ka rënë pre e grabitësve pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë mundur të marrin xhiron ditore të kazinosë.

Autorët ndërkaq, kanë gjuajtur një herë në ajër me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: