TIRANE – Temperaturat e ulëta i kanë marrë jetën një personi, i cili punonte si roje në një lokal në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit në një lokal në rrugën e Kavajës, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.
Mësohet se roja është gjetur i pajetë në vendin e punës nga bashkëshortja e tij. Sipas ekspertëve, viktima dyshohet se ka pësuar infarkt për shkak të të ftohtit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: