Një zjarr ka rënë në katin e 8 të një pallati në Tiranë. Policia bën me dije se në rrugën Ibrahim Rugova, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.12.2021, rreth orës 17:20, në rrugën Ibrahim Rugova, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: