Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa iu është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet, thekson se ky qytet ka parë edhe më keq.

Mes ironisë, Patozi pohon se udhëheqësit e politikës e kanë trajtuar këtë festë si vizitën e Albin Kurtit. I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

MESAZHI I PATOZIT
TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb