Tite u sulmua në rrugët e Rio de Zhaneiros të shtunën në mëngjes, dhe përveç varëses që ai i mori, sulmuesi kishte ankesa të forta për ecurinë e Brazilit në Kupën e Botës 2022.

Tite i përket të shkuarës nga pankina e kombëtares braziliane, pas dështimit të Seleção për të fituar Kupën e Botës në Katar, pas eliminimit nga Kroacia.

Përfaqësues të trajnerit kanë konfirmuar ngjarjen dhe se policia është në kërkim të personit që e sulmoi, por ndërkohë përgënjeshtrojnë se kishte një dialog rreth eliminimit të Brazilit para se hajduti t’i hiqte varësen e artë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: